Katër persona janë arrestuar në Pejë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për zjarrëvënie të qëllimshme.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Pejës, raporton Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, gjatё kёtyre ditёve ka ndërmarr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve tё cilët kanë shkaktuar zjarre, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. Nё zonёn e pёrgjegjsisё se Drejtorisë Rajonale tё Policisë nё Pejё, kanё ndodhur dёme tё konsiderueshme nё fusha tё hapura (tё mbjella me grurё) dhe shtёpi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje bëhet e ditur se dhjet raste të tjera janë dërguar në prokurorinë kompetente.
“Gjithsej janё proceduar 14 raste tё zjarrёvenieve, janё arrestuar dhe intervistuar katёr persona tё dyshuar, nё koordinim me prokurorin e Shtetit, janё dёrguar nё procedurё tё rregullt, ndёrsa pёr 10 raste tё zjarrёvёnies janё dёrguar nё prokurorinё e Shtetit pёr procedura tё mëtutjeshme ligjore”, bën të ditur policia.
Policia e Kosovёs falënderon tё gjithё qytetarёt tё cilёt nё forma tё ndryshme kanё njoftuar pёr zjarrёvёnie dhe kanё ndihmuar nё shuarjen e zjarrit nё lokacione tё ndryshme dhe po ashtu apeloj tek tё gjithё qytetarët tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nё çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)./Arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...