Policia e Kosovës, Rajoni i Prishtinës, ka bërë të ditur se është gjobitur me 300 euro një shofer i një autobetonieri, pasi derisa po lëvizte në rrugë ka pasur rrjedhje të një sasie betoni, duke rrezikuar kështu vozitësit tjerë në komunikacion.
“Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik. Përveç planeve policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkelje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik. Pjesë e punës së zyrtarëve të njësitit të trafikut ka qenë edhe identifikimi dhe gjobitja e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Arbresh.info.
Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës./Arbresh.info/




Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan