Bota e futbollit u shokua mëngjesin e ditës së enjte kur mori lajmin e kobshëm për vdekjen e futbollistit 28-vjeçar, Diogo Jota.
Ai vdiq së bashku me vëllaun e tij pas një aksidenti të rëndë në Spanjë, shkruan Arbresh.info.
Ditën e djeshme ata u varrosën në vendlindjen e tyre, ku morën pjesë shumë figura të njohura të botës së sportit.
Jose Mourinho ditën e sotme foli për vdekjen e futbollistit Jota, me shumë emocion, duke thurur lavde për të dhe karrierën e tij. Ai gjithashtu tregoi se kishin të njëjtin agjent me të.
“Kur njerëzit largohen nga kjo botë, normalisht të gjithë themi ‘ai ishte një djalë shumë i mirë’, por Diogo ishte me të vërtetë një djalë i mirë. Kishim të njëjtin agjent, unë di shumë për të.”
“Ai ishte një djalosh dhe asgjë nuk ishte e lehtë për të, i është dashur të luftojë shumë.
“Historia është e çmendur. Tre fëmijë pa baba, një grua e re pa burrin e saj, prindërit pa të dy djemtë. Është e çmendur. Është e vështirë për t’u kuptuar, ndoshta një ditë do ta kuptojmë, por jo tani”, u shpreh Mou.
Jota la prapa vetes gruan dhe tre fëmijët./Arbresh.info
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...