Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka konfirmuar ftesën e presidentës Vjosa Osmani për takim nga nesër lidhur me bllokimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një deklarim para mediave pas dështimit të 40-të të seancës konstituive, kreu i PDK-së u shpreh se nuk do të ndryshojnë qëndrim.
“Kam pranu ftesën dhe besoj nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi i njëjtë që kemi pasur gjithmonë. Ka dy tre muaj që jemi duke munduar të gjejmë zgjidhje të ofrojmë kompromise për të dalë nga kjo situatë”, tha Krasniqi.
“Ne kemi pasur kërkesë edhe më herët që presidentja të merr rolin e saj dhe të involvohet. Kemi pasur edhe takimin që ka qenë para disa javësh, e shoh pozitiv në kuadër të angazhimit por nuk di çka të them për mundësinë e rezultatit sepse në fund të fundit bllokada është prodhim I kryeneçësisë së LVV-së”, tha Krasniqi.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...