Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës, e cila karakterizohet nga temperatura të larta dhe rrezik i shtuar për zjarre.
AME thekson se zjarret në pyje, fusha dhe hapësira të hapura shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale, ndotin ajrin, shkatërrojnë mjedisin dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Po ashtu, Agjencia rikujton se zjarrvënia, qoftë e qëllimshme apo nga pakujdesia, përbën vepër penale dhe ndëshkohet me ligj.
“Agjencia e Menaxhimit Emergjent u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre. Zjarret në pyje, fusha dhe hapësira të hapura shkaktojnë dëme të mëdha materiale, ndotin ajrin, shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA