Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Komunën e Mitrovicës së Jugut, ku është takuar me kryetarin Bedri Hamza.
lidhur me motivin e vizitës së Kurtit në zyrën e Hamzës së PDK-së, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu i tha Arbresh.info se në fokus të këtij takimi ka qenë puna e komunave dhe bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe nivelit lokal për realizimin e projekteve që janë në shërbim të qytetarëve.
“Pas vizitës dhe takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, kryeministri Kurti ka vizituar sot edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Të dy takimet kanë pasur në qendër të diskutimit punën e këtyre komunave dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe komunave në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Kryeziu .
Ky është takim i rrallë mes Kurtit dhe Hamzës, i cili vjen në një kohë kur vendi ndodhet në pritje të zhvillimeve të reja politike për krijimin e institucioneve.
Para vizitës te Hamza, Kurti kishte takuar edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq./Arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...