Samsunspor ka arrritur të shënoj fitore në ndeshjen e fundit të Superligës së Turqisë ndaj Kayeserisporit me rezultat 2-1.
Vendimtar në këtë triumf të vendasve ishte futbollisti shqiptar, Arbnor Muja, shkruan Arbresh.info.
Ai shënoi në minutën e tetë shtesë për t’ia siguruar fitoren Samsunsporit.
Ky ishte vetëm goli i tretë këtë sezon për të krahas edhe një asistimi. Skuadra e tij e mbylli kampionatin turk në pozitën e tretë me 64 pikë.
Futbollisti nga Mitrovica përfaqëson kombëtaren e Shqipërisë mirëpo tash e disa kohë nuk merr ftesë nga Sylvinho.
Kujtojmë se Shqipëria dy lojët e radhës i luan në fillim të muajit qershor ku do të ndeshet me Serbinë dhe Letonin, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror./Arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...