Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 259-të në mënyrë elektronike, ku ka miratuar vendimin për aprovimin e kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.
Sipas njoftimit, ky kontingjent do të angazhohet në një mision kërkim-shpëtimi në zonën “Qafa e Burrelit”, në Bashkinë Klos, në mbështetje të autoriteteve shqiptare.
Sipas vendimit të miratuar, mjetet financiare për realizimin e këtij angazhimi do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
“Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështetës Shqipërinë me një Kontingjent për nevojë humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkim shpëtim, në vendin e quajtur “Qafën e Burrelit”, Bashkia Klos. Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...