Parisi është duke e mposhtur Arsenalin pas pjesës së parë me rezultat 1-0 në “Emirates Stadium”, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Parisienët e nisën vrullshëm takimin duke shënuar pas katër minutave me anë të Dembeles, pas një asistimi nga Khvicha Kvaratskhelia, shkruan Arbresh.info.
Sulmet e francezëve nuk u ndalën dhe ata rrezikuan sërish përmes Khvichas por Raya ishte në vend. Parisi kërkoi një penallti pas një ndërhyrje në gjeorgjianin, por ashtu nuk mendoi gjyqtari i ndeshjes.
Portieri spanjoll, Raya shpëtoi edhe njëherë Arsenalin pas një goditje të fort të Doues.
Ndërkohë, “Topçinjtë”, sulmet i kishin ruajtur për 10 minutat e fundit të pjesës ku rrezikuan përmes Sakas e Martinellit.
Braziliani lëshoi një rast të artë në fundin e pjesës së parë, ku Donnarumma bëri një pritje magjike.
Pjesa e dytë do të jetë akoma më e zjarrtë me vendasit që do të kërkojnë me ngulm golin e barazimit kurse Parisi ta mbajë këtë epërsi./Arbresh.info
We are leading at the end of this first half in London ?#ARSPSG (0-1) | #UCL pic.twitter.com/SXmhQq1PHf
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 29, 2025
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C