Google ADS

Diell, shi dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

21:29 | 20 Prill 2025
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK)  ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas IHMK-së, reshjet e shiut do të jenë të pranishme në shumicën e ditëve, të shoqëruara herë pas here me shkarkime rrufesh, shkruan Arbresh.info.

Megjithatë gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, veçanerisht ne oret e mesditës.

Parashikimi i Motit për pesë ditë (21-25 prill 2025)

E hënë- Mot me diell dhe vranesira te shperndara. Vranesirat gjate dites vende-vende mund te sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gardë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtesi 1-6m/s

E martë- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.Reshjet mund tes shoqerohen edhe me shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtesi 1-11m/s.

E mërkurë- Do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Vranesirat parashihen te shoqerohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranesirat munde te sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat vendevende mund të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm