Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse si parti ka siguruar votat për miratimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandatit të deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që pritet të mbahet nesër në vazhdimin e seancës konstituive.
I pyetur nga gazetarët, Kurti u përgjigj shkurt: “Ajo është nesër a po?”, duke shmangur çdo koment shtesë në lidhje me këtë çështje.
Deklarata e Kryeministrit në detyrë u bë gjatë pjesëmarrjes së tij në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ku mori pjesë gjithashtu në një aksion simbolik për dhurim gjaku, të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...