Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka përshëndetur hapjen e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm, duke e cilësuar një zhvillim të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Në një reagim zyrtar në platformën sociale “X”, delegacioni thekson rëndësinë e miratimit dhe zbatimit të reformave në përputhje me standardet evropiane.
“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt”, shkroi ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato.
Delegacioni e mbyll deklaratën me zotimin se BE do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij procesi integrues./rtsh.al
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League