Një polic ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.
Polici Muhamet Lika, u vra ndërsa po hynte në ndërtesën e tij, dhe i dyshuari për vrasjen e tij është ende në arrati.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi për Arbresh.info se ende nuk janë bërë arrestime. Ai shtoi se të gjitha njësitet policore kishin dalë në vendin e ngjarjes.
Më herët, Veseli ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kishin dalur të gjitha njësitet policore.
“Kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, ka deklaruar Veseli.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët do të hetojnë rrethanat e ngjarjes./Arbresh.info
LEXO EDHE:
“Muhameti u vra para banesës së tij, në mënyrë të pabesë”, reagojnë familjarët e policit
U qëllua me armë zjarri para ndërtesës së tij në Kaçanik, vdes rreshteri policor Muhamet Lika
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...