Ligji për Qeverinë e Kosovës ka shkaktuar paqartësi nëse qeveria në detyrë e Albin Kurtit do të duhej të jepte dorëheqje para certifikimit të rezultatit zgjedhor.
Neni 26 i këtij ligji thotë se në rast se ndonjë anëtar i qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje para ditës së certifikimit të rezultateve.
E në këtë rast, sipas këtij ligji, Kurti bashkë me shumicën e kabinetit të tij, deri të mërkurën në mesnatë do të duhej t`i dorëzonin dorëheqjet e tyre.
Mirëpo, njohës të fushës së drejtësisë thonë se mosdorëheqja e qeverisë nuk përbën ndonjë pasojë.
Kjo pasi sipas tyre, Kuvendi ka bërë gabime teknike në këtë ligj, andaj edhe nuk ka arritur ta sqarojë në mënyrë të saktë dispozitën kushtetuese.
“Ka kundërshtim ndërmjet dy ligjeve, ndërmjet dy dispozitave kushtetuese nenit 66 dhe nenit të 70, ku tek neni 66 thuhet që Kuvendi ka mandat kushtetues katër vjeçar, ndër kohë tek neni 70 thuhet se mandati i deputetit fillon me ditën e certifikimit të zgjedhjeve, kjo dispozitë e fundit është bere copypaste tek neni 26 i ligjit për qeverinë gjë që nuk ka arrit me e sqaruar në mënyrë të saktë”, ka thënë për RTK, Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD
Jakaj, tha se edhe ashtu, qeveria në detyrë tani është e kufizuar në veprimet që ndërmerr.
“Me përfundimin e mandatit katër vjeçar të qeverisë, qeveria është në detyrë, kuvendi nuk ka mandat kushtetues, rrjedhimisht një dispozitë tash më është e pa efektshme ose e pa zbatueshme”, ka shtuar Jakaj.
E para certifikimit të rezultateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu drejtua partive me një letër, përmes së cilës ua kujtoi ligjin për Qeverinë, konkretisht nenin që parasheh dorëheqjen e anëtarëve të ekzekutivit të cilët kanë siguruar votat për deputetë në legjislaturën e re.
Megjithëse nuk përbën ndonjë pasojë për ekzekutivin, sipas njohësit të politikës, Arbnor Sadiku, pas letrës së KQZ-së, ministrat do të duhej ta respektonin ligjin për Qeverinë, ashtu siç është miratuar.
“Është një afat i mirë ku të gjithë ministrat duhet ta respektojnë ligjin i cili është për qeverinë, ndoshta edhe kryeministri. E kundërta natyrisht që bënë një shkelje. Në atë ligj nuk kem pa që ka ndonjë dënim”, ka thënë Sadiku.
Certifikimi i rezultateve zgjedhore i mundëson presidentes Vjosa Osmani që ta thërrasë seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës brenda 30 ditëve.
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...