Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë sot një artikull të botuar nga revista prestigjioze “Condé Nast Traveller Germany”, e cila e rendit Shqipërinë si një nga destinacionet më të rëndësishme të ardhshme të turizmit në Europë.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama thekson se artikulli vlerëson Shqipërinë për përvojat autentike që ofron në natyrë dhe për mikpritjen e sinqertë. Ai nënvizon gjithashtu rëndësinë e lumit Vjosa si një kartvizitë unike për vendin tonë.
“Me gjigantin e udhëtimeve “Condé Nast Traveller Germany”, që i kushton këtë superartikull Shqipërisë, si destinacioni i përvojave autentike të natyrës dhe një mikpritjeje të sinqertë, të cilat e bëjnë një prej destinacioneve të ardhshme më në zë të turizmit të Europës, me Vjosën si kartvizitë unikale”, shkruan Kryeministri, duke shpërndarë artikullin që promovon Shqipërinë si një destinacion të veçantë për turistët.
Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO, Stradner: Sinjal i f...
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan