Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Specialja nuk e lejoi ish-presidentin Hashim Thaçi, të marr pjesë nesër në ceremoninë e varrimit të babit të tij.
Në një letër ngushëllimi dërguar Thaçit në Hagë, Pacolli tha se ky vendim i Speciales është një padrejtësi e madhe dhe një dhimbje e dyfishtë, ndërsa theksoi se Thaçi përballoi sfida të panumërta nga lufta për liri, deri te ndërtimi i shtetit, përcjell Arbresh.info.
Tutje Pacolli në letër shkroi se Thaçi mbetet simbol i krenarisë dhe i sakrificës për lirinë e Kosovës.
LEXO EDHE:
Specialja nuk e lejon ish-Presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait
Letra e plotë:
I nderuari President Thaçi,
Me dhimbje të thellë dhe respekt të madh, dëshiroj, edhe një herë të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të babait tuaj, Haxhiut.
Në këto momente të rënda, mendimet dhe lutjet tona janë me ju dhe familjen tuaj.
Me trishtim dhe zhgënjim të thellë mora lajmin se ju nuk do të mund të merrni pjesë në varrimin e tij. Kjo është një padrejtësi e madhe, një dhimbje e dyfishtë që asnjë njeri nuk duhet ta përjetojë. Përtej ligjeve dhe rregullave, ka parime të drejtësisë, të humanizmit dhe të dinjitetit njerëzor, të cilat sot janë shkelur në mënyrën më të rëndë.
Por, ju keni përballuar sfida të panumërta me qëndresë dhe forcë, nga lufta për liri e deri te ndërtimi i shtetit. Ju keni qenë gjithmonë një udhëheqës i guximshëm, krenar për rrugën që keni ndjekur dhe për sakrificat që keni bërë për popullin dhe shtetin e Kosovës. Unë e kam parë me sytë e mi se si keni punuar me vendosmëri për shpalljen e pavarësisë dhe për ndërtimin e institucioneve të një shteti të lirë e sovran.
Sot, ndonëse i izoluar padrejtësisht, ju mbeteni simbol i krenarisë dhe i sakrificës për lirinë e Kosovës. Ky gjyq, qe me veprimet e veta e benë të pakuptimtë nuk mund të shuajë të vërtetën dhe nuk mund të ndalë rrjedhën e historisë. E vërteta do të triumfojë dhe ju do të dilni më i fortë se kurrë.
Ty, miku im të uroj shëndet dhe forcë! Kosova ka ende shumë punë për të bërë, dhe nuk ka asnjë forcë që mund të ndalë rrugën tonë drejt drejtësisë dhe përparimit.
Me respekt dhe mbështetje të plotë,
Behgjet Pacolli./Arbresh.info
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...