Ferizaj ka arritur të shënojë një fitore të madhe ndaj Llapitnke rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.
Valmir Nafiu pas 11 minutash lojë hapi llogarinë e golave për vendasit, shkruan Arbresh.info.
Por kjo epërsi nuk zgjati shumë pasi llapjanët barazuan pas gjashtë minutash me Blend Baftiun.
Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Ileski riktheu sërish në avantazh vendasit.
Ferizaj shënoi një tjetër gol në minutën e 68-të por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Ferizaj në minutat shtesë mbeti me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua Betim Haxhimusa.
Me këtë fitore Ferizaj kalon në kuotën e 32 pikëve dhe arrin pozitën e pestë kurse Llapi mbetet i teti me 26 sosh./Arbresh.info
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...