Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nesër pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në ora 13:45, shkruan Arbresh.info.
Pas takimit, Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Rutte do të mbajnë konferencë për media.
Vizita e Ruttes në Kosovë zhvillohet pas asaj që ai bëri në Bosnje e Hercegovinë, më 10 mars, ku dha mesazhin që aleanca nuk do të lejojë që “të rrezikohet paqja e fituar me shumë vështirësi”.
“Nuk jemi në vitin 1992 dhe nuk do të lejojmë krijimin e ndonjë vakumi sigurie. E di që EUFOR-i [Forca e Bashkimit Evropian] është plotësisht i përgatitur për të garantuar ambient stabil të sigurisë”, ka thënë Rutte, duke iu referuar periudhës së shpërthimit të luftës në këtë shtet.
Ai ka deklaruar, po ashtu, se NATO-ja mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës, dhe që Marrëveshja e Dejtonit – e cila u ka dhënë fund luftimeve më 1995 – është themeli që duhet të respektohet./Arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...