Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave me postë jashtë Kosovës.
Deri të hënën në mesnatë, në orën 00:54, janë numëruar 124 nga gjithsej 187 kuti të votimit (66.31%) që i përkasin votuesve nga komuna të ndryshme, shkruan Arbresh.info.
Vetëvendosje renditet e para me 52.72% apo 21234 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e dyta me 29.80% apo 12003 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e treta me 7.98% apo 3213 vota.
AAK-NISMA ka 3.32% apo 1338 vota.
Sipas njohësit të statistikave, Shenoll Muharremi, me këtë trend të votave, Lëvizja Vetëvendosje merr 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Nëse ky trend vazhdon, sipas tij, PDK-ja do të ketë 23 deputetë, kurse LDK-ja 21 deputetë. AAK-ja me Nismën, pritet të kenë 8 deputetë.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse do të ndryshojë situata pas numërimit të votave me postë dhe votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta./Arbresh.info/
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...