Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se janë në proces të finalizimit të njohjes së ndërsjellët të patentë -shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë.
Këto komente Kurti i bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku njoftoi se nga muaji i ardhshëm hyn në fuqi ndryshimi i rregullores për patentë shoferë edhe në Austri.
Kurti tha se shërbimin diplomatik po e vënë në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve.
“Ministritë tona janë angazhuar vazhdimisht në përmirësimin dhe digjitalizimin për bashkatdhetarë. Një prej lehtësimeve më të mëdha është njohja e patentë- shoferëve të Kosovës në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Kjo përveç se ul shpenzimet dhe kursen kohën, mundëson integrim më të shpejt në vendin e punës. Fillimisht ishte Gjermani ajo që njohu patentë-shoferët tanë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes nga prilli i vitit 2023, rreth 30 mijë bashkatdhetarë kanë konvertuar patentë shoferët nëpërmjet kësaj marrëveshje”, tha Kurti.
“Nga muaji kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë për njohjen e patentë- shoferëve, ndërsa nga muaji i ardhshëm siç ka njoftuar edhe ambasada e jonë në Austri hyn në fuqi ndryshimi i rregullores për patentë -shoferë, që lehtëson procedurën e konvertimit për shtetasin e Kosovës. Në proces të finalizimit njohjes së ndërsjellët të patentë shoferëve jemi me Kanadanë dhe Turqinë për herë e më shumë shërbimin tonë diplomatik po e vëmë në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve”, tha Kurti./Arbresh.info/
Inter – Liverpool, formacionet zyrtare
Pas KQZ-së, zyrtari i DASH-it vizitoi edhe Gjykatën Kushtetu...
KRU ‘Prishtina’ njofton për nivelet e ujit në liqenet furniz...
Denys Kostyshyn largohet nga Drita
Ishte në kërkim për vrasje në tentativë, arrestohet 36-vjeça...
“Limi, Limi, Limi” – Bia provokon Albën