Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri e Universitetit të Prishtinës, e përkrahur nga ministria e Ekonomisë, ka ndarë certifikatat për 46 auditorët që kanë ndjekur trajnimet për Auditor të Energjisë në ndërtesa dhe ndriçim publik.
Në ceremoni mori pjesë zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, i cili foli për rëndësinë e efiçiencës në tranzicionin energjetik dhe për rolin e auditorëve në projektet e financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Po punojmë për të përthekuar sfidat dhe synimet moderne të energjisë, mbrojtjen e mjedisit, sigurinë e furnizimit dhe përballueshmërinë e kostos, duke përdorur të dy duart: në njërën dorë kemi investimet në kapacitete të përftimit dhe ruajtjes së energjisë dhe në dorën tjetër kemi masat e efiçiencës”, tha zëvendësministri Mjeku.
Rektori, Arben Hajrullahu tha se Universiteti i Prishtinës do të vazhdojë angazhimin në sektorin e energjisë, duke i kushtuar vëmendje zhvillimit të qëndrueshëm.
Deri më sot, përmes Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri janë trajnuar dhe certifikuar 272 auditorë./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...