Rezultatet e Regjistrimit të fundit mbi popullsinë në Kosovë kanë nxjerrë statistikat se në Kosovë jetojnë 8,824 romë, 15,436 mijë Ashkali dhe 11,524 mijë Egjiptian.
Por, nga ky numër që si përfundim kapin shifrën prej më shumë se 30 mijë banorëve, gjysma e tyre janë duke kërkuar punë.
Këto janë edhe të dhënat që janë nxjerrë nga një hulumtim i organizatës “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” dhe janë paraqitur sot gjatë tryezës “Migrimet ilegale dhe Integrimi stabil i familjeve të riatdhesuara të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian”.
Në këtë tryezë u tha se në Kosovë numërohen gjithsej 15,676 punëkërkues nga këto tri komunitete. E si shkak i saj po ndodh edhe migrimi ilegal i tyre.
Rita Hajrizi-Beqaj nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se po angazhohen në respektimin e të drejtave të komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Me tej ajo shtoi se edhe për këtë vit do të ofrojë mundësi për angazhimin e punëkërkuesve nga komuniteti Romë, Ashkali dhe Egjiptian në programe dhe projekte aktive në tregun e punës.
“Në skemën e ndihmës sociale, synohet zbutja e varfërisë. Ne e dimë që këto skema nuk janë të favorshme ashtu siç do duhej të ishin, por nëvazhdimësi po punojmë që këto skema tëngriten dhe këto komunitete ta kenë një trajtim dinjitoz në shoqërinë tonë”, tha Hajrizi-Beqaj.
Përfaqësuesi nga Ambasada e Zvicrës, Marc Elsaesser, tha se përmendi strehimin në lagjen “Alibra” në Gjakovë dhe në shumë projekte të tjera së bashku me VORAE.
“Për të luftuar për të drejtat dhe t’i mundësohen të gjitha mekanizmat për grupet e ndjeshme në rrethana më të mira por zakonisht edhe në një vend i cili ka filluar ndërtimin nga një anë nga zeroja faktikisht”, tha ai.
Edhe nga Ministria e Integrimit Evropian, VORAE siguron mbështetje edhe pse tanimë kryesimi i komunitetit drejtues nuk i takon tanimë kësaj Ministrie.
Valentina Hamza nga kjo ministri tha se edhe pse nuk do të merren më me çështjet e komuniteteve, ata do të kontribuojnë në implementimin e planit të veprimit dhe strategjisë për të përmbyllur këtë të fundit.
“Sa i përket temës suaj për migrimin ilegal dhe integrimi stabili familjeve të riatdhesuara të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian është një fenomen që ka prekur nëpërgjithësi të gjitha komunitetet, por them drejtën komunitetet rom ashkali dhe egjiptian e kanë filluar nga mesi i vitit qëlam pas duke vazhduar në emigrim kështu edhe komuniteti shumicë”, tha ajo.
Sipas përfaqësuesve të ministrive më së shumti shkak i imigrimeve ka qenë gjendja ekonomike. Sipas tyre, ky fenomen është ndërpre dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë do të kthehen./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...