114 vendvotime në 18 komuna janë numëruar për një ditë e gjysmë.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
“Ju njoftoj se nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 18 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt dhe 14 të tjera pasditen e 12 shkurtit) deri më tani janë numëruar 114 vendvotime. Gjatë ditës, do të kemi të dhëna tjera për numrin e vendvotimeve që do të numërohen dhe për qendrat tjera që do të fillojnë procesin e numërimit të votave të kandidatëve dhe verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike”, tha Elezi.
Më 11 shkurt, fillimisht procesi i numërimit nisi në katër komuna: Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh, ndërkaq më 12 shkurt në 14 komuna tjera: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skenderaj, Shtërpcë, Viti, Hani i Elezit, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut./Arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër