Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se dita e votimit të parë të mërgatës, në misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, është një ditë historike.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla theksoi se kjo ngjarje është historike dhe përcillet me emocione të papërshkrueshëm dhe përgjegjësi të madhe.
“Ditë vërtet historike. Për herë të parë, mërgata voton në misionet tona diplomatike. Për Kosovën, për demokracinë dhe të ardhmen e saj. Emocion papërshkrueshëm dhe përgjegjësi e madhe. Ky është shteti ynë, kjo është Kosova jonë – e ndërtuar me gjak e sakrificë, me mund e dashuri”, shkroi Gërvalla./Arbresh.info
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare