Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi të premten se kishte miratuar rivendosjen e masave kufizuese kundër Kubës, të ashtuquajturën Lista e Kufizuar Kuba.
Paketa e masave kufizuese ndalon transaksionet me kompanitë e kontrolluara ose që veprojnë në emër të forcave të armatosura të Kubës, shërbimeve të inteligjencës ose shërbimeve të sigurisë.
“Departamenti i Shtetit po rivendos Listën e Kufizuar të Kubës për të parandaluar sigurimin e burimeve për degët e regjimit kuban që shtypin dhe monitorojnë popullin kuban, duke kontrolluar një pjesë të madhe të ekonomisë së vendit”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të Shtetit të SHBA Marco Rubio./abcnews.al
Olympiacos kampion i Euroligës pas 13 vitesh, mposht në fina...
Sulmi ndaj kompleksit rezidencial të ambasadorit shqiptar në...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Aleanca zgjedh Ardian Gjinin kryetar të ri, Haradinaj emëroh...
Guardiola me lot në sy në lamtumirën nga City: Nëse më shihn...
Pritja madhështore nga diaspora në Zvicër, Abdixhiku: Ju fal...