Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka garantuar që nëse arsimi në qeverinë e ardhshme udhëhiqet nga kjo parti, nxënësve do t’iu sigurohen librat më 1 shtator.
Lushaku-Sadriu tha se shpërndarja e librave te nxënësit nga qeveria, ashtu siç është bërë deri para dy viteve, kushton më pak edhe është më e lehtë për prindërit.
“Blerja e librave është kritikuar është kritikuar nga unë për dy vite radhazi. Garantoj që nëse arsimi do të udhëhiqet nga ne, secilit nxënës do t’i sigurohen librat më 1 shtator sepse kushton më pak dhe është më e lehtë për prindërit”, tha ajo në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, ajo premtoi se që në javën e parë të qeverisë, nëse ajo udhëhiqet nga LDK-ja, do të ketë rritje të koeficientit në 150 për mësimdhënësit.
“Që në javën e parë ta rrisim koeficientin në 150, që i bie mesatarisht 200 euro për secilin mësimdhënës dhe kjo do të krijojë edhe me matjen e performancës dhe lidhjen me trajnimet, besoj që mirëqenia e tyre do të rritet”, tha ajo.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...