Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë.
Daut Haradinaj në tubimin madhështor me banorë të Zahaqit, Pavlanit, Nakllas, Ramunit dhe Llabjanit, ka thënë se këto anë meritojnë vëmendjen që u takon.
“Zahaqi, Pavlani, Naklla, Ramuni dhe Llabjani i thanë një PO të madhe Kosovës fituese. Vendlindja e Naim Malokut, veprimtarit dhe patriotit të pashoq, vendlindja e dhjetëra dëshmorëve e martirëve, meriton vëmendjen që i takon. Punëtorë e të ndershëm, nuk duan të jenë më të lënë anash, as nga pushteti qendror dhe as nga ai lokal”, ka thënë Daut Haradinaj.
Haradinaj ka premtuar ndryshimin e Ligjit për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna.
“Kjo zonë ka nevojë për rivitalizim ekonomik, për të qenë në hartën e investimeve. Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë. Gjithë këtë do ta arrijmë përmes njerëzve që do të zgjidhen nga lista 137. Zëri i kësaj zone do të dëgjohet në vendimmarrje.
Faleminderit nga zemra”, është shprehur Daut Haradinaj.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...