Është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të ku u zgjodh kryesia e re e organizatës.
Në këtë mbledhje, me votat e anëtarëve të Këshillit Drejtues, Hysni Gucati u zgjodh Kryetar i OVL – UÇK-së.
Po ashtu, u emëruan edhe anëtarët e tjerë të kryesisë, të cilët janë: Fatmir Sopi, Gazmend Syla, Rafet Llapashtica, Fetah Bekolli, Jetullah Geci, Ali Mejzinolli, Istref Asllani, Shkumbin Demaliaj, Hajdin Balaj, Avdyl Krasniqi, dhe Ilmi Ramusholli.
Në përbërjen e kryesisë janë gjithashtu Enver Hajdari, Destan Zekolli, Emin Lati, Alban Asllani, Salih Krasniqi, Rafet Ibishi, Bajram Mehmetaj, Muhamet Aliu, Arben Bazaj, Isuf Mazreku, Orhan Bislimaj, Bujar Haradinaj, dhe Ramadan Gashi.
Po ashtu, në këtë takim, Ramadan Gashi u zgjodh sekretar i OVL – UÇK-së.
Këshilli Drejtues ka vendosur gjithashtu që Migjen Shalen ta nderojë me titullin “Anëtar Nderi” të kryesisë së OVL – UÇK-së.
Në njoftimin e OVL – UÇK-së thuhet se të gjithë anëtarët e kryesisë janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kanë dhe janë angazhuar për të mbrojtur vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos tani kur UÇK po përballet me procese gjyqësore të padrejta.
Flick e konfirmon rikthimin e Raphinhas dhe Bernal për ndesh...
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues
Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të d...
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...