Real Madridi shënoi një fitore madhështore me goladë ndaj Salzburgut ku edhe arriti të kualifikohet për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Njëri ndër protagonistët e kësaj sfide ishte braziliani Vinicius Junior, shkruan Arbresh.info.
Ai shënoi dy gola dhe u shpall njeriu i ndeshjes.
Pas ndeshjes ai u ndal për media dhe foli edhe rreth lajmeve për një të ardhme të tij në Arabi Saudite.
“E ardhmja ime? Real Madrid. 101 gola me klubin tim të ëndrrave. Kam ardhur si fëmijë dhe të jem në gjendje të hyj në historinë e këtij klubi më bën njeriun më të lumtur në botë. Faleminderit të gjithë shokëve të mi që më ndihmuan të arrij këtë”, ka thënë Vinicius.
24-vjeçari ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2027./Arbresh.info
?? Vinicius Jr after Saudi reports: “My future? Real Madrid!”.
“101 goals with my dream club. I came as a child and being able to enter the history of this club makes me the happiest person in the world”.
“Thanks to all my mates for helping me reach this number. Hala Madrid”. pic.twitter.com/xZzwj5hHwR
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 23, 2025
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve