Pas tubimit me qytetarë në Mitrovicë, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdoi aktivitetet në këtë qytet duke zhvilluar një takim me vajza dhe gra.
Atje ai theksoi rolin e rëndësishëm që ato kanë në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë kosovare, shkruan Arbresh.info.
Në këtë takim, Kurti tha se viti 2025 do të shpallet “Viti i Vajzave dhe i Grave”, duke u fokusuar në hartimin e politikave që fuqizojnë gratë dhe vajzat në çdo aspekt të jetës.
“Viti 2025 do të jetë Viti i Vajzave dhe i Grave, gjatë të cilit do të hartohen politika që jo vetëm i mbështesin, por edhe i fuqizojnë ato në çdo fushë të jetës.”, tha Kurti./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...