Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore e shqote që nga orët e para të 24-orëshit e deri në pjesën e parë të ditës, të cilat lokalisht do të jenë më intensive.
Gjatë pasdites reshjet pritet të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur vetëm të izoluara në zona të caktuara.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga drejtimi i veriut në pjesën më të madhe të vendit, me shpejtësi prej 5-25 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 3°C.
Amin Hot MVP i javës në Superligën e Kosovës
Përparim Rama takohet me Gashanin, flasin për bashkëpunimin ...
Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA
EKSKLUZIVE – Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë Kurtit 60 d...
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...