Ukraina është bërë zyrtarisht shteti i 125-të palë në Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) më 1 janar.
Flamuri ukrainas u vendos midis flamujve të palëve të tjera shtetërore në ICC-së në Hagë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ukrainase Ukrinform.
“Kjo do të thotë se Ukraina është tani një shtet me të drejta të plota në këtë traktat ndërkombëtar dhe ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet e caktuara për shtetet palë”, ka thënë për Ukrinform zëdhënësi i ICC, Fadi el-Abdallah.
Parlamenti ukrainas ratifikoi Statutin e Romës në gusht të vitit 2024, 24 vjet që kur Kievi e nënshkroi për herë të parë.
Me anëtarësimin e Ukrainës, janë bërë 125 shtete që e kanë ratifikuar statutin./rtk
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend