Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada, Donat Syla, ku është informuar për gjendjen e rëndë të këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku.
Pacolli në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli” kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ofruar ndihmën e nevojshme.
“Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor. Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kambin”, shkroi Pacolli./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Shkurte Fejza bën thirrje për një koncert dedikues për Parashqevi Simakun
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër