Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizimit.
Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kurti shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju, secilin e secilën, që përkushtoheni me kohën, energjinë dhe zemrën tuaj, për të ndihmuar aty ku ka nevojë.
“Vullnetarizmi nuk është vetëm një akt ndihme. Është solidaritet me të tjerët dhe thirrje për të gjithë për të kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe më humane. Qeveria jonë, shteti ynë është i përkushtuar për të mbështetur dhe inkurajuar çdo nismë vullnetare, duke krijuar mundësi që angazhimi juaj të ketë ndikim të qëndrueshëm”, tha Kurti njofton ZKM-ja.
Tutje, ZKM-ja thekson se aktualisht, Qeveria e Republikës së Kosovës është duke hartuar Koncept Dokumentin për Vullnetarizmin, përmes një mekanizmi të përbashkët qeveri-shoqëri civile. Synimi është nxitja dhe promovimi i vullnetarizmit, si dhe ndërgjegjësimi për vlerat dhe mundësitë që sjell angazhimi vullnetar.
“Vullnetarët janë frymëzim dhe shpresë. 5 dhjetori është përkujtim për rëndësinë e bashkëpunimit dhe përbashkimit për të një të ardhme më të mirë për të gjithë. Faleminderit të gjithëve që kontribuoni me shpirtin tuaj vullnetar!”, ak theksuar Kurti tutje./Arbresh.info/
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran
Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestoh...