Vizita e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në Poloni, vijoi me takimin e përbashkët me deputetë të Parlamentit të Polonisë, anëtarë të grupit parlamentar Poloni-Ballkan.
Pjesëmarrës ishin kryesuesi i këtij grupi parlamentar Tomasz Glogowski, zëvendëskryesuesi Szymon Szynkowski Vel Sek, dhe anëtari Krzysztof Sobolewski.
Fillimisht, zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi ata për mikpritjen dhe shprehu vullnetin e gatishmërinë e qeverisë për thellim të marrëdhënieve me Poloninë, veçanërisht në rrafshin ekonomik dhe zgjerimin e potencialit të bashkëpunimit dhe investimeve.
Ai përmendi dhe rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit në fusha si shkëmbimi tregtar, siguria e mbrojtja dhe kultura. Më tej, shtoi synimet e Kosovës në lidhje me anëtarësimin në BE, NATO dhe Këshill të Evropës, si objektiva të rëndësishme dhe kontribuese në avancimin e zhvillimin e vendit.
Veçanërisht në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, theksoi aplikimin e Kosovës të dhjetorit të vitit 2022 dhe nevojën për hapa të rëndësishëm përpara, me pranimin e pyetësorit, vlerësimin në baza meritokracie, dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, për çka institucionet tona qëndrojnë në gatishmëri të plotë për përmbushjen e afateve dhe standardeve të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Ndërkohë, deputetët polakë shfaqen perspektivën për marrëdhënie më të fuqishme me Kosovën. Kryesuesi i Grupit Parlamentar Poloni-Ballkan, Tomasz Glogowski, shprehu rëndësinë e partneritetit mes Kosovës dhe Polonisë, ndërsa nënkryetari Szymon Szynkowski Vel Sek, teksa rikujtoi vizitën e tij në Kosovë në vitin 2022 dhe takimin me zëvendëskryeministrin Bislimi, theksoi sesa kanë avancuar vitet e fundit marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe rrugën përpara në thellimin e tyre./Arbresh.info/

Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh