Dega e AAK-së në Pejë mbajti kuvend zgjedhor

20:17 | 6 Prill 2015
M. A.

Gjatë dy ditëve të vikendit në nëndegët e AAK-së në Pejë janë mbajtur 5 kuvende zgjedhore .

Në këto kuvende janë zgjedhur kryetarët e nëndegëve, kryesitë e nëndegëve respektive si dhe delegatët për kuvendet në nivel të degës.
Besimin për të udhëhequr nëndegët në 4 vitet në vijim kanë marrë njerëzit e dëshmuar në të gjitha aspektet duke siguruar kështu rrugën e vërtet të reformimit të brendshëm të partisë dhe punës cilësore e serioze që po bëhet brenda degës drejtë përgatitjes së rikthimit të AAK-së në partinë e parë në Komunën e Pejës.
Kështu 5 kryetarët e zgjedhur në kuvendet e mbajtura gjatë këtij vikendi janë: Profesori i historisë Hasan Qetaj në nëndegën e Kristalit, mjeku specialist Gëzim Berisha në nëndegën e Qallapekut, masteri i shkencave politike Nexhdet Gashi në nëndegën e Baranit i poshtëm, ekonomisti i diplomuar Feim Ademaj në nëndegën e Katundi i ri dhe profesori i matematikës Ekrem Zogaj në nëndegën e Dubovës.
Dega e AAK-së në Pejë njofton se karakteristik tjetër dhe shumë e veçantë e këtyre kuvendeve është pjesëmarrja masive e qytetarëve në kuvendet e nëndegëve në këto lokalitetet përkatëse dhe kjo vjen si rrjedhojë e rikthimit të besimit në AAK si forca e vetme politike që ka potencialin dhe vizionin për të udhëhequr si duhet Komunën e Pejës.
“Është konstatim i përgjithshëm në këto kuvende se qeverisja aktuale në Komunën e Pejës në vend të avancimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të Komunës së Pejës, po ecë në të kundërtën e kësaj dhe në shumicën e fushave të jetës jo që ka stagnim por ka edhe degradim të qeverisjes, ndërsa që mosrealizimi i premtimeve elektorale të këtij pushteti aktual më nuk po e befasojnë askënd sepse qytetarët tashmë kanë kuptuar paaftësinë dhe jo sinqeritetin e këtij pushteti”, thotë AAK në Pejë.
Kuvendet në nëndegët e AAK-së në Pejë do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim dhe opinioni do të njoftohet rregullisht me ecurinë e këtyre kuvendeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme