Më një entuziazëm të madh dhe më shpresën se do të përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme, përfaqësuesja jonë në hendboll U19, në konkurrencën e femrave, ka nisur përgatitjet për turneun kualifikues për Evropianin 2015 që mbahet në muajin gusht në Spanjë.
Përzgjedhësi i përfaqësues sonë, Florent Beqiri sot në orën 13:00 në Hotel Jakova, e mbajti grumbullimin e parë për të nisur përgatitjet për këtë turneun kualifikues për EURO 2015.
I pari i përfaqësues sonë, tha se është i privilegjuar që do ta drejtoj skuadrën tonë në një turne të këtij niveli të madh. Përfaqësuesja jonë për një javë do të përgatitet në Palestrën “Shani Nushi”, por, sipas elektorit Beqiri nuk mjaftojnë këto ditë për tu përgatitur skuadra në mënyrën më të mirë, por ai shpreson se do të punohet më intensitet të lartë në mënyrë që skuadra e tij të jetë e gatshme për sfidat që e presin.
“Përgatitjet që do t’i zhvillojmë këtu një javë apo dhjetë ditë, kuptohet se nuk mjaftojnë për këto kualifikime kur e dimë se në këtë grup janë disa ekipe shumë të forta shtetërore si: Serbia, Sllovakia dhe Rumania, por në anën tjetër e dimë se Serbia e ka traditë hendbollin, ku vite më radhës tregojnë rezultatet të mjaftueshme në kupat e Evropës si me klube dhe si me shtet, kështu që neve na mbetet të përgatitemi sa më tepër, por kuptohet se për këto dhjetë ditë nuk mjaftojnë për ta ngritur cilësinë e hendbollit, por ne do të japim maksimumin që të paraqitemi sa më mirë në mënyrë që sa do kudo edhe këto vajza të jenë të kënaqura”, tha Beqiri.
Në grupin ku bënë pjesë Kosova, është edhe Serbia, Sllovakia dhe Rumania. Por, pa dyshim se përballja më Serbinë është sfida më e madhe e përfaqësues sonë për shkak të raporteve që ekzistojnë mes këtyre dy shteteve.
“Përkundër kualitetit që ata posedojnë, unë nuk do të them se ne jemi konkurrente direkt më ta sa i përket kualitetit, por ne do të mundohem të japi maksimumin, por kjo e ka edhe anën tjetër, ka një peshë sepse po luajmë me një Serbi, do të thotë kuptohen edhe çështjet politike, e edhe çështja teknike, sigurisht se do ta kemi shumë vështirë, mirëpo, e jona është që ta zhvillojmë një lojë sado kudo të mirë dhe cilido rezultatet që do të jetë do të ishte realitet”, ka theksuar Beqiri.
E entuziazmuar që vesh fanellën e Kosovës, është shprehur edhe kapitenia e përfaqësues sonë Arlinda Krasniqi. Ajo është e vetëdijshme për sfidat që e presin përfaqësuesen tonë, por Arlinda premton se skuadra e saj do të jem më të mirë e mundshme.
“Është hera e parë që marrim pjesë në kualifikime. Normal se jemi të emocionuar gjitha vajzat, por shpresoj se me përgatitjet që do t’i kemi, besoj se do të arrijmë një rezultatet shumë të mirë.”, tha Arlinda Krasniqi.
Njësoj mendon edhe Elma Kameri, një tjetër hendbolliste e përfaqësues sonë. Ajo thotë se Rumania, Sllovakia e Serbia, janë kundërshtare shumë të fortë, por Kameri thotë se Kosova do të angazhohet maksimalisht në mënyrë që te ketë një përfaqësim dinjitoz.
“Pasi është hera e parë që kemi më marrë pjesë në një Kampionat Evropian dhe kundërshtarët i njohim siç janë Rumania, Sllovakia dhe Serbia, dhe janë kundërshtare shumë të forta, por ne do të mundohemi të bëjmë një lojë sa më të mirë dhe sa më të bukur për shkak se tani është përzgjedhja e re e selektorit dhe do të mundohem që të arrijmë një sukses të mirë”, tha Kameri.
Sipas drejtuesve te përfaqësues sonë, gjatë ditëve të përgatitjeve që do të zhvillohen në Gjakovë, do të punohet dy herë në ditë.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...