48 orët e para në qeli për ish-presidentin Ilir Meta kanë qenë të qeta dhe të zakonta. Kjo është bërë e ditur nga burime pranë Drejtorisë së Burgjeve, sipas të cilit ai ka qëndruar i vetëm në një dhomë observimi, ku i paraburgosuri i nënshtrohet ekzamimineve mjekësore, raporton A2.
“Prej mbrëmjes së të mërkurës kur GJKKO la në fuqi masa e arrestit me burg, ish-presidenti u shoqërua drejt ambienteve të paraburgimit 313. Në këtë godinë, 48 orët e para kanë qenë të qeta dhe të zakonta sipas burimeve nga drejtoria burgjeve. Meta është akomoduar në një sektor të veçantë që emërtohet si dhomat e observimit, me kushte bazike. Një dhomë ku i paraburgosuri i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të konstatuar nëse ka ndonjë problem shëndetësor dhe për t’u krijuar një raport të plotë dhe për t’u përcjellë në qelitë e tjera të paraburgimit. Në këto 48 orë meta ka qëndruar i vetëm në qeli. Nuk e ndan me askënd”, raporton A2 Cnn.
Sipas raportimit të mediumit , i vetmi vizitor që ka takuar ish-presidentin ka qenë avokati Genc Gjokutaj, ndërsa raportoi për kërkesa të shumta nga familjarë e të afërm që duan të takojnë Ilir Metën.
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...