Qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë nën bekimin e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Edogan.
Presidenti turk i shoqëruar nga bashkëshortja e tij bashkë me kryeministrin Edi Rama të shoqëruar nga bashkëshortja e tij mbërritën në brendësi të territorit të xhamisë, ku secili mbajti nga një fjalë përshëndetëse.
Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kryeministri Edi Rama tha se hapja e kësaj xhamie është një moment i shumëpritur i komunitetit mysliman që është shtyrë ndër vite për shumë arsye.
“Është një moment kaq i shumëpritur nga Komuniteti Mysliman Shqiptar i shtyrë ndër vite për shumë arsye. Kjo faltore, që buron nga një besim universal, është tanimë trashëgimia e një populli të tërë. Një objekt i munguar kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë tolerancë fetare, siç e pat thënë Papa Françesku në vëllazëri fetare. Sot pas 10 vjetësh xhamia hyn në sofrën e kësaj vëllazërie mirëfilli shqiptare”, tha Rama ndër të tjera./euronews.al
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes