Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi, me staf në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan, ka pritur në takim Komandantin e LMT të KFOR-it Turk në Gjilan Major Yonuz Yildiz dhe stafin e tij.
Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan dhe KFOR-it në Gjilan. Në këtë takim nga të dyja palët situata e sigurisë u vlerësua e qetë dhe stabile.
Kolonel Rukiqi falënderoi Yildiz për angazhimin e tyre në mbështetje të Policisë së Kosovës duke e cilësuar si një mision të rëndësishëm në fushën e sigurisë./Arbresh.info/

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...