Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer.
Konjufca e falënderoi deputetin gjerman për vizitën, duke sjellë në vëmendje rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë në drejtim të Kosovës.
Ai u shpreh se mbështetja e shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës vijon të ketë rëndësi thelbësore, si dhe theksoi nevojën që partneriteti i ngushtë midis dy vendeve të thellohet gjithnjë e më shumë, përmes bashkëpunimit dhe projekteve që kanë në bazë interestin dhe vlerat tona të përbashkëta.
“Në takim u bisedua edhe rreth çështjeve të ekonomisë, zhvillimit dhe sigurisë, ku kryetari Konjufca e njoftoi deputetin Peter Beyer me zhvillimet e aktualitetit, duke e cilësuar qasjen e Serbisë kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan rreth rolit të diasporës së Kosovës në Gjermani si element shumë i rëndësishëm ndërlidhës dhe i forcimit të raporteve mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin për media, shkruan Arbresh.info
Deputeti gjerman, Peter Beyer, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke u shprehur për nevojën e bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë mes vendeve tona, si dhe duke theksuar se Republika e Kosovës do të vazhdojë ta ketë në krah të saj mbështetjen gjermane, në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit.

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...