Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit tha se Gjermania për herë të parë që nga gushti i vitit 2021 deportoi shtetas afganë. Në një deklaratë me shkrim, Hebestreit theksoi se vendi i tij që nga gushti 2021 e deri më tani deportoi për herë të parë shtetas afganë.
Duke mos dhënë informacion lidhur me numrin e afganëve të deportuar, Hebestreit tha se të gjithë janë shtetas afganë që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Gjermani dhe ndaj të cilëve është dhënë vendim për deportim.
Ai shpjegoi se qeveria ka bërë përpjekje të mëdha për të rifilluar këto lloj “riatdhesimesh” dhe se mbështet shtetet (landet) përkatëse lidhur me këtë çështje.
“Qeveria gjermane do të vazhdojë vendosmërinë e saj lidhur me riatdhesime të tilla. Interesat e sigurisë së Gjermanisë janë më të mëdha se sa interesat për mbrojtjen e kriminelëve dhe personave të rrezikshëm”, deklaroi Hebestreit.
Sipas revistës “Spiegel”, mëngjesin e sotëm nga qyteti Leipzig u dërguan me avion në Kabul 28 shtetas afganë. Çdo afgani i janë dhënë 1.000 euro dhe se ata janë shoqëruar në avion edhe nga një mjek. Bëhet e ditur se afganët janë deportuar për herë të parë pas ardhjes në pushtet të talebanëve./abcnews/
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...