Shqipëria është ndër të paktat vende në Evropë me plazhe jo të mbipopulluara, shkruan për filialin spanjoll të “Forbes” Rebecca Ann Hughes.
“Një studim e vendos plazhin e Durrësit, në qytetin historik shqiptar, si më pak të mbushur me njerëz nga të gjithë ata që kanë qenë në këtë studim”, thotë ajo.
“Pavarësisht se është një nga pikat bregdetare më të njohura në Shqipëri, ai është ende një plazh i qetë. Llogaritjet e Wizz Air zbulojnë se çdo vizitor ka hapësirë të bollshme”, shton ajo.
“Shqipëria është bërë një nga destinacionet kryesore për udhëtarët e vitit 2024 që kërkojnë peizazhe më pak të rrahura. Vendi ka shumë natyrë të egër për t’u eksploruar dhe çmime të përballueshme”, thekson Hughes.
Një plazh i veçantë që përmendet është ai i Borshit, një nga më të gjatët dhe më piktoreskët në vend, llogaritjet e të cilit tregojnë se ka hapësirë të mjaftueshme”, përfundon ajo./abcnews.al
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...