Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës, derisa po voziste në gjendje të dehur.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, pas bërjes së test alkoolit, ka rezultuar se vozitësi është nën ndikimin e alkoolit, raporton Arbresh.info.
Ndaj të njëjtit është shqiptuar gjoba prej 200 euro, i janë hequr dy pikë, si dhe i është shqiptuar masa e përkohshme prej tre muajsh ndalim të drejtimit të mjetit motorik.
“Në rastin tjetër kundërvajtësi është hasur kundërvajtësi duke drejtuar automjetin të cilit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit me 0.59 ‰. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...