Policia rajonale në Gjilan ka zhvilluar fushat vetëdijësuese kundër zjarreve, me qëllim të parandalimit e tyre.
Në një komunikatë për media u bë e ditur se policia ju ka bërë thirrje qytetarëve që ti shmangën ndezjes së zjarreve.
“Ndezja e zjarrit në vendet e papërshtatshme mund të shkaktojë dëme të mëdha, të përhapë flakët në mënyrë të pakontrolluar dhe të rrezikojë jetën dhe pronën e qytetarëve. Për të parandaluar këto rreziqe”, thuhet në komunikatë.
Disa prej kërkesave të tyre janë që të mos ndizni zjarr në pyje dhe zona të hapura, të shmangnin ndezjen e zjarrit pranë ndërtesave, automjeteve dhe materialeve të ndezshme dhe të sigurohen që të gjitha zjarret e ndezura për qëllime të kontrolluara të jenë të shuar plotësisht para se të largohen./Arbresh.info/

Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...