Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është takuar me sportistët që përfaqësuar Kosovës në Lojërat Olimpike në Paris.
Në takim, ai i ka përgëzuar për arritjet, shkruan Arbresh.info.
“Emocion, nder dhe krenari. Kampionët olimpikë u kthyen në shtëpi! Kënaqësi e madhe t’i mirëpresim olimpistët tanë të jashtëzakonshëm që na përfaqësuan në Lojërat Olimpike në Paris 2024. Në takimin e këndshëm me ta, i përgëzova për arritjet e shkëlqyera.”, ka shkruar ai.
Ai tha se qytetarët tanë sonte në Prishtinë, me pritjen e tyre ua bënë të qartë sa krenarë jemi e gjithë Kosova me secilin!
Çeku ka falënderuar sportistët dhe trajnerët për emocionet.
“I falënderoj nga zemra sportistët e trajnerët për vendosmërinë dhe për emocionet që na i përcjollën gjatë këtyre ditëve, e gjithashtu edhe qytetarët që iu bashkuan kësaj ceremonie të veçantë. Së bashku vazhdojmë të festojmë sukseset që sportistët pandërprerë po i sjellin vendit tonë.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...