Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi thotë se ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e incidentit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.
Ai shpjegon se sigurimi i tij kishte shkuar në aeroport për të parandaluar një skandal të mundshëm diplomatik dhe jo për të tensionuar situatën.
“Unë nuk jam njeriu që mund të them se çfarë ka ndodhur saktësisht. Kam ndërhyrë vetëm për të qetësuar situatën, jo për të bërë skandal diplomatik dhe mendoj se gjithçka është bërë ashtu siç duhet. Nëse ka një tejkalim të autoritetit, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi. Përndryshe, shteti ligjor nuk ka kuptim nëse nuk jemi objektivë dhe nuk respektojmë ligjet dhe protokollet. Sigurimi im ka shkuar për të qetësuar situatën. Dhe nëse dikush dëshiron të bëjë një incident nga kjo, kjo varet nga ata njerëz. Angazhimi im është që të qetësohemi dhe të bashkohemi, e jo të përçajmë dhe të bëjmë incidente”, deklaroi Gashi./alsat-m/
LEXO EDHE
BDI dënon skandalin diplomatik ndaj presidentes Osmani në Shkup
BDI dënon skandalin diplomatik ndaj presidentes Osmani në Shkup
Incident diplomatik në aeroportin e Shkupit, Presidentes Osmani sigurimi provoi t’ia marrë telefonin
Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e p...
Censusi dimëror, rritet numri i shpendëve emigratorë në liqe...
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë
BE-ja diskuton për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-...
Nis takimi Kosovë–Serbi për jetësimin e komisionit për të pa...
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: Ligjërata mbi Gjykatën Spe...