Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 20 nga 22 dronët e lëshuar nga Rusia ndaj caqeve në katër rajone të Ukrainës në orët e para të 26 korrikut.
Kështu njoftoi forca ajrore ukrainase e cila tha se sulmet u kryen në rajonet e Hersonit, Sumit, Zhitomir dhe Çernihivit.
Sulmet e reja ruse ndodhën një ditë pasi Moska sulmoi instilacione në portin ukrainas të Izmajilit në lumin Danub, afër kufirit të shtetit anëtar të NATO-s, Rumanisë.
Kjo nxiti NATO-n që të aktivizonte avionët luftarakë F-18 për të monitoruar situatën.
Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq, tha se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar gjashtë dronë ukrainas, katër mbi rajonin e Rostovit dhe dy mbi atë të Kurskut.
Rusia, që ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, e sulmon shtetin fqinj me armë të llojeve të ndryshme, përfshirë dronë, raketa dhe armë kundërajrore.
Pavarësisht dëshmive të shumta, udhëheqja ruse mohon se ushtria e saj sulmon caqet civile në qytetet dhe fshatrat ukrainase, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve./Rel/
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...