Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është shqetësuese se si ish i burgosuri Faton Hajrizi, po merr epitetin e heroit.
Haxhiu në një intervistë për media pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, ka theksuar se ka marr kërcënime pas qëndrimeve të saja për të Hajrizin.
“Për mua është shqetësuese dhe vlerat që po tentohet t’i humbim si shoqëri, nuk mund ta quajmë hero një person që ka vepra të rënda, i cili ka plagosur Policinë e Kosovës, i cili është dënuar për vepra të rënda penale, dhe pas reagimit dhe qasjes time që kam pasë natyrisht se kam pasë kërcënime nga individë të ndryshëm”, ka thënë Haxhiu.
Ndryshe, EULEX në një përgjigje për Arbresh.info ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga ta për rastin e Faton Hajrizit.
Lexo edhe:
MPJD: Konfirmohet se personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime