Shqipëria dje luajti baras ndaj Kroacisë me rezultat 2-2 në ndeshjen e dytë të grupit B.
Teksa gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka dal futbollisti shqiptar Rey Manaj, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se në ndeshjen ndaj Kroacisë kombëtarja ka mundur t’i marr tri pikët.
Tutje ai ka theksuar se ata janë të gatshëm të shkruajnë histori.
“Mund të kishim marr tre pikë me Kroacinë, do ishte shumë e rëndësishme. Ekipi e donte shumë fitoren. Nëse Spanja fiton me Italinë, kemi shumë shanse. Këto tre ditë do të përgatitemi të bëjmë historinë. Duhet të bëjmë lojën tonë”, tha Manaj ndër të tjera.
Ndeshja e Shqipërisë ndaj Spanjës luhet të hënën mbrëma me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër